Rama ‘mbron’ kabinetin e tij: – Pse ta lëmë pushtetin ne, se kemi ministra në burg?
23 Prill 2023
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës që kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të arrestimit të ish-ministrave dhe deputetëve socialist për përfshirë në afera të ndryshme.
Rama tha se kjo nuk është një arsye e mjaftueshme që socialistët të largohen nga pushteti duke shtuar se pala tjetër mbronte personat me fletë arresti me polici.
“Thonë jo po shiko ça po bëhet po shkojnë ministra në burg dhe këta duhen hequr. Po pse? Që të vijnë ata që kur prokuroria nxirrte fletë arrest ii ruanin me polici në vend që të çonte policinë te ata”, tha Rama.
Gazeta Panorama