Rama mbron Vuçiç në KiE: – Ai është miku im. – Mos i bëni presion për sanksionet ruse pasi nuk do i mbijetonte dot
Në pjesën e fundit të diskutimeve në Asamblenë e Këshillit të Europës, Kryeministri Rama ka replikuar me disa nga eurodeputetët e pranishëm në sallë.
Ne mbyllje te diskutimeve Rama ka folur per Ballkanin:
“Dua të them se kur flas për Ballkanin nëse shikon stabilitetin në mbarë europën, shikon se ajo është zona më e brishtë. Ky është edhe rasti i agresorve në Ukrainë pasi në Ballkan Putin ka një ndikim të caktuar. I vetmi përjashtim është Kosova dhe Shqipëria.
Kjo është situata, ne e dimë që ka mosdakortësi me Serbinë.
E them që Vuçiç është miku im. Fakti është se nuk duhet të ushtrojmë presion për sanksionet ndaj Serbisë sepse ajo nuk i mbijeton dot pasi do ta hedhim në krahët e Putin, pasi ka shumë trysni”.
Nga Gazeta Shqiptare