![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/01/131896503_1643322309180342_1990794939278647889_n.jpg?fit=770%2C433&ssl=1)
Rama: Më duhet një mandat i tretë për të pastruar “Tiret”
Rama: Më duhet një mandat i tretë për të pastruar “Tiret”
– 19/01/21
Kryeministri Edi Rama deklaroi se i duhet një mandat i tretë për “pastrimin e çibanëve”, duke iu referuar rastit të sanitares Tire Alldervishi, e cila i zhvati 8 milionë lekë të vjetra një qytetareje nën premtimin se do të përkujdesej për të ëmën e prekur nga Covid-19.
Në konferencën e përjavshme për Ekonominë, Rama tha se në zgjedhjet më 25 prill duhet të dalë fitues sepse do të ngrihet një sistem ku nuk do të jenë të nevojshme kamerat e fshehta për të zbuluar raste korrupsioni.
“Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm, jo vetëm për ta përmbyllur (fiskalizimin), por edhe për të parë përfitimet e mëdha… Na duhet bashkëpunimi me njerëzit siç bëri ajo qytetarja që e çoi prapa hekurave, se vetëm kështu ne ecim më shpejt me pastrimin e çibanëve. Në momentin kur sistemi do të jetë i ngritur, nuk do të ketë nevojë për kamera të fshehta, se gjithçka do të jetë nën dritën e diellit”, – tha Rama.
Gazeta Mapo