Rama me naftëtarët: – Pagat e prapambetura s’janë detyrim i qeverisë, do japim mbështetje
Rama me naftëtarët: – Pagat e prapambetura s’janë detyrim i qeverisë, do japim mbështetje
– 09/11/20
Kryeministri Edi Rama pas takimit me naftëtarët e Ballshit, që u mbajt në zyrat e Bashkisë së Fierit, u shpreh se çështja është e komplikuar dhe nuk i përket qeverisë.
Megjithatë, ai tha se qeveria ka marrë përsipër një mbështetje financiare.
Pagat e prapambetura nuk janë çështja jonë, tha Rama.
Eshtë kompania private që ka pasur rafinerinë që u detyrohet atyre, dhe me të cilën naftëtarët kanë fituar gjyqin.
Kryeministri u shpreh se kanë një plan për ta rivënë në punë rafinerinë, sepse analizat thonë se kjo mund të bëhet.
Ai u shpreh se janë në kontakt me një investitor konkret që është e gatshme të hyjë në këtë rrugë.
Prej javësh, naftëtarët e Ballshit janë në protestë dhe në grevë urie.