Rama: – Mos ma nxirrni përpara ambasadoren Kim, s’kam nevojë të m’i tregojë detyrat e mia
Rama: – Mos ma nxirrni përpara ambasadoren Kim, s’kam nevojë të m’i tregojë detyrat e mia
2 SHKURT 2021
Rama në konferencën për shtyp ka qenë disi i ashpër sa i përket çështjes kërkesës së ndërkombëtarëve në lidhje me shmangien nga kandidimi i personave me rekorde kriminale. Këto qëndrime kanë ardhur për shkak të deklarata të forta të lëshuara nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ai britanik Duncan Norman sa i përket pastërtisë së figurave që do të ulen në karriget e Parlamentit pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“E di mirë detyrën time! Kam shumë respekt për ambasadoren amerikane, është shumë e respektuar. Nuk ka nevojë të ma kujtojë askush, e di mirë detyrën time karshi ligjit dhe popullit shqiptar. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane nuk kam nevojë të ma kujtojë detyrën time asnjë amabsaor detyrën time, e asnjë koordinator i PE, e di mirë detyrën time si kryeministër. Kush ka bërë një, dy apo tre apo pesë shtatë vepra penale në të kaluarën dhe është dënaur duhet të mos kandiojë për një funksion publik e kam shtuar dhe në administratën publike”, deklaroi Rama.
Ndërsa theksoi se përgjegjësia është personale dhe se kryetarët partie dhe partitë vetë gjykohen nga mënyra se si sillen përpara këtij fakti.
“Ligji është fare i qartë. Kush ka bërë në të shkuarën vepra penale për të cilat është dënuar duhet të mos kandidojë për një funksion publik. Madje unë e kam nxitur që të shtihet edhe në admimistratë. Ligji bazohet në deklarimin dhe mbi kontrollin. Unë nuk kam shpresë që ju do ta mësoni sepse nuk doni që ta mësoni. Por po ua përsëris nuk e kuptoj dot akoma 30 vjet pasi e kemi zgjedhur një sistem të përgjegjësisë individuale ti kërkohet kryetarëve të partive pse njëri apo tjetri del që ka gënjyer. Si mundet një parti të penetrojë nëpër dokumenta që bota i ka të mbyllura. Bota pas 5 vitesh të deklaron të larë, ke bërë cke bërë. Zgjedhja për të jetuar në demokraci është zgjedhja për të pasur të drejtën të gabosh pa u pushkatuar. Kjo është arsyerja pse PS, PD nuk e ka çuar në gjykatë kushtetuese që nuk ka gjykatë që këtë ligj e konsideron komform të drejtave, pro ka qenë një kompromis për të mos e çuar”, deklaroi Rama.
Ai shtoi se “nuk e kuptoj dot akoma në vitin 2020, 30 vjet pasi kemi zgjedhur një sistem të përgjegjësisë individuale para ligjit t’i kërkohet partive politike dhe kryetarëve të partive të mbajnë përgjegjësi pse njëri apo tjetri ka gënjyer”.
Nga ana tjetër, ai e ka cilësuar ligjin e dekriminalizimit shkelje të të drejtave të njeriut dhe tha se kjo është arsyeja që asnjë parti nuk e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese. Sipas Ramës, në çdo vend disa vite pas një krimi konsiderohesh i larë.
“Bota pas disa vitesh të konsideron të larë. Il fatto non esiste. Nuk ekziston sepse zgjedhja për demokraci është e drejta të gabosh pa u pushkatuar. Ne kemi bërë një ligj që e shkel këtë të drejtë themelore. Ndaj asnjë parti nuk e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese sepse ky ka qenë kompromisi. Të jemi të qartë se u bë sikur jemi në malin Athos dhe bëjmë moral pa lidhje dhe kërkojmë llogari në adresa të gabuara. PS ka qenë e para që kur ka bërë listën e deputetëve kemi kërkuar dëshminë e penalitetit të të gjithëve. Dëshmia e penalitetit pas 5 vitesh që ke kryer një dënim është e bardhë. Me këtë ligj vetëdeklarimi vendos, ti deklaron që je i pastër dhe ndërkohë në moshën 11-vjeçare ti kë bërë një krim, 18 apo 20 e ca vjeç. Janë në analet e policive krime të së kaluarës, të gjykuara. Këtë proces nuk e bën dot partia, e bëjnë institucione të tjera. Në momente kur del x apo Y që ka gënjyer, ikën nga puna, ikën nga detyra dhe shkon e përballet me ligjin”, deklaroi Rama.
Ai i cilësoi turp i madh, akuzat për lidhje me krimin dhe mafien duke e quajtur një maskaradë të gjithë situatën, përfshirë akuzat për lidhje me Ndraghetën.
“Turp i madh e bëmë këtë vend sikur çdo gjë ka mbrapa një pisllëk. E bëmë këtë vend vendin ku, në Itali bëhet një hetim dhe hetimi nxjerr se s’ka asnjë lidhje me Shqipërinë përveç një dyqani rrobash dhe PD gjen një blerje 44 mijë lekë kominoshe në atë dyqan dhe thotë ja prova e lidhjes me mafien. Kështu e bëmë këtë vend me kontributin tuaj që nuk i vumë një fre kësaj maskarade dhe gjithë këto shkojnë tek ata koordinatorët që s’duan t’ia dinë, por bëjnë politikë për punë të brendshme atje dhe ndihmojnë shokët e tyre.
Çfarë po më kërkon mua, ne do bëjmë të njëjtën gjë që kemi bërë as më shumë e as më pak dhe këtë nuk ka nevojë të ma thotë asnjë ambasador. Nuk ka qenë kurrë qëllimi të fusim nëpër lista njerëz që kanë pasur probleme me të shkuarën, por nuk kemi pasur informacion.
Unë nuk jam ndonjë i mençur i madh, ka shumë më të mençur se unë, por deri këtu jo. Ka ligj ka dhe respekt për ligjin. Nuk janë përgjegjësia ime ata të cilët në një moment të caktuar abuzojnë me detyrën, me funksionin, me ligjin, me të tjerët. Është përgjegjësi individuale”, theksoi kryeministri Rama.
Gazeta Shqip