Rama: -“Mund te krijonim 1000 vende pune në ministri për studentet që mbarojnë me 9 dhe 10”,

 

Rama u ofron studentëve më shumë seç kërkuan për tarifat, konviktet dhe punësimin: Por duhet.

Kreu i qeverisë gjatë konferencës së tij që zgjati rreth dy orë ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme për studentët të cilët prej 6 ditës po protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Rama ka bërë thirrje për dialog: “Të flasim si njerëz. Ju pres kur të doni, si të doni, sa të doni. Jam i gatshëm të flasim. Ta bëjmë bashke si njerëz, jo si profile fallco në facebook. Me keni gati ne çdo orë. Kjo nuk është beteje mes studenteve dhe qeverise. Jemi bashke ne ketë beteje”.

 

Tryeza

Një mesazh tjetër ka qenë dhe nëse do të realizohet dialogu me studentët. Çfarë do ti ofrojë kryeministri studentëve.

“Nëse ulemi për dialog: Tarifat: mund te bëjmë me shume se përgjysmim te tarifave. Përveç përgjysmimit, ne baze te meritokracisë  mund tu ofrojmë falas tarifat (subvencion 100%) atyre që janë në ndihme ekonomike dhe atyre që janë me 9 dhe 10”, ka thëksuar ai.

Konviktet

Po ashtu në fjalën e tij, Rama ka permtuar dhe se përveç rishikimit të tarifave për disa kategori studentësh, ai ka thënë se do të rishikojë dhe pagesën për konviktet.

“Plan konkret për kampusin e Tiranës – është bërë konkursi ne 2015 dhe Bashkia e Tiranës është gati që të ndërhyje qoftë për qytetin studenti, qofte për kampusin e ri. Ndërkohe 18 milione euro për ndërhyrje fale KFV për qytetin studenti. Por pse mos te rishikojmë edhe tarifat që paguajnë studentet që jetojnë në konviktet ku nuk është vendosur dore deri me sot? Do ishte e ndershme, edhe pse nuk është kërkuar nga studentet”, ka thënë ai.

Punësimi

Shefi i qeverisë ka thënë se mund të për studentët me mesatare të lartë do të shikohet mundësia që të punësohen në ministri. “Mund te krijonim 1000 vende pune në ministri për studentet që mbarojnë me 9 dhe 10”, ka thënë ai.

Ndërkohë që për Bordet e Administrimit të Universiteteve, Rama ka thënë se: “Do i shkarkojmë komplet anëtaret e zgjedhur nga qeveria”.