10 Mars 2025

Kryeministri Edi Rama la të kuptonte në mbledhjen e grupit parlamentar të PS mëngjesin e sotëm, se më 11 maj mund të mos jetë pjesë e garës për deputet.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat u shpreh se kjo është një çështje që është në dorën e kreut të qeverisë , por fakti se ku do të jetë pas 11 majit kryesocialisti, kjo është në duart e shqiptarëve.

“Atë e përcakton ai, për se ku do të jetë pas 11 maj atë e vendosin shqiptarët.
Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit. Dështoi të bindë Berishën për të shkrirë votat me ne për të shkrirë SPAK”, tha ai.