Rama mungon në darkën e FSHF. Duka: – Eshte semure.
28 Janar 2023
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë fjalës përshëndetëse në mbrëmjen gala të Vitit 2022 të Superiores, ka zbuluar arsyen e mungesës së kryeministrit Edi Rama, sipas tij.
Ishte njoftuar se do merrte pjesë, por Rama nuk ishte i pranishëm në sallë.
“Një falënderim të veçantë për të ftuarit e nderit të kësaj mbrëmjeje: Ministren, Evis Kushi, Një falënderim për përfaqësuesit diplomatikë, Shkëlqesinjtë Ambasadorë e stafet e tyre. Një faleminderit edhe për kryeministrin Rama, i cili është i sëmurë dhe nuk është i pranishëm”, u shpreh Duka.
Gazeta Dita