Rama në delir: – “Keni Edi Ramën kryeministër”. Arsyeja pse morëm vaksinën
Rama në delir: – “Keni Edi Ramën kryeministër”. Arsyeja pse morëm vaksinën
– 11/01/21
Duke preferuar ta mbajë sekret shtetin e BE që akordoi vaksina anti-COVID për Shqipërinë, Rama tregoi edhe arsyen pse sipas tij, Shqipëria përfitoi 500 mijë doza.
Gjatë konferencës për shtyp me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama dukshëm i emocionuar tha se tashmë ndjehej i lehtësuar, ndërsa shtoi se një nga arsyet pse përfitoi Shqipëria është se “keni Edi Ramën kryeministër”.
“Vendi që na ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet”, vijoi kryeministri. “Si tua shpjegoj këtë unë. Sigurisht që në një ditë të caktuar, shpresoj që unë ta them dhe ta falënderoj atë vend para gjithë shqiptarëve. Por ka kërkuar konfidencialitet. Këtë e kërkojnë të gjitha vendet. Edhe tre vendet e tjera me të cilat jemi afër kanë kërkuar konfidencialitet. Pse? Për një arsye të thjeshte.
Nëse një vend e bën këtë për Shqipërinë, nuk dëshiron që 10 vende të tjera t’i thonë bëjë dhe për ne. E bënë për Shqipërinë. Pse e bënë për Shqipërinë? Nuk më takon mua ta them, por një nga arsyet është se “ keni Edi Ramën kryeministër””, theksoi kryeministri.
Gazeta Mapo