Rama në Kukës, protestuesit përplasen me policinë
Rama në Kukës, protestuesit përplasen me policinë
05/04/2019
Kryeministri Edi Rama pritet me protesta në Kukës. Mbështetësit e PD bllokuan rrugën e Kombit. Protestuesit u shtynë me policinë e Shtetit, në kordonin e vënë tek Rruga e Kombit. Rama shmang protestën dhe shkon me helikopter. Protestuesit marshojnë drejt aeroportit pasi kryeministri shkoi në Kukës me helikopter.
Në përfundim të takimit të kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Kukës, ka vazhduar protesta e opozitës në këtë qytet. Qytetarët janë konfrontuar me policinë, pasi kjo e fundit, ka ndaluar protestuesit që të hyjnë në aeroportin e Kukësit, aty ku Rama po zhvillonte takimin me qytetarët.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/