8 Shtator 2024

Kryesocialisti Edi Rama ka nisur fjalën në Kongresin e Partisë Socialiste që po mbahet në Durrës.

Edi Rama: Ju uroj mirëseardhjen 135 prej jush që janë ulur për herë të parë në këtë Forum te lartë. Përpiquni t’ia ktheni këtë borxh anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, duke e kryer me dinjitet detyrën e përfaqësuesit të asamblesë.

Sot hapim një kapitull të ri, nga ky stacion kur do të përmbyllim proceset e brendshme zgjedhore duke garantuar ekipin e ri drejtues, do nisemi drejt përballjes për mandatin e katërt pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë në fushë skuadra përfaqësuese.

Pjesëtarët do jenë 187, 140 prej tyre në listën e votimit për garën e hapur dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Më e mira është që deputetët me  më shumë se një mandat, pa përjashtuar drejtuesit e qarqeve të jenë në garë të hapur. Në listën e mbyllur do jenë pak prej tyre me detyra specifike, duhet të jetë edhe hera e parë e pjesëmarrjes në zgjedhje të shqiptarëve jashtë atdheut. Pjesë e listës së mbyllur do jenë deputetët vetëm me një mandat. Në mbështetje të shumicës sonë me angazhim politik apo përkatësisë në terren apo rrjetet sociale.