27 Prill 2025

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Vlorë, theksoi përparimet që ka bërë qyteti bregdetar. Ai u shpreh se kudo shkon, i thonë se duan ta shohin qytetin e tyre, siç është bërë Vlora.

Ai u bëri thirrje vlonjatëve për mbështetje të fuqishme në zgjedhjet e 11 majit, duke deklaruar se një rezultat nën pritshmëri për Partinë Socialiste në Vlorë do të ishte “turpi i atyre burrave që nuk shkojnë në votime”.

Edi Rama në takim me gratë dhe vajzat në Vlorë: Çdo qytet i Shqipërisë ka bërë përparime. Por në çdo qytet që shkoj, më thonë se a do bëhet qyteti ynë si Vlora? Vlora nuk është vetëm Lungomaria apo lagjet e tjera që janë transformuar, e di se ka zona brenda saj që kanë nevojë të ndryshojnë. I di këto shumë mirë. Nëse doni më tepër për Vlorën, ne duam më shumë nga Vlora më 11 maj. Nëse Vlora nuk thyen rekord në vota për PS, ky do jetë turpi i atyre burrave që nuk shkojnë në votime.