Rama nga Asambleja e PS-së kritikon opozitën
4 Shtator 2023
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës dhe mediave nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, duke thënë se ata janë persona pa din e pa iman që flasin keq për Shqipërinë.
Po ashtu në fjalën e tij kryeministri Edi Rama foli për suksesin gjatë këtij sezoni turistik ndërsa bëri një krahasim të disa viteve më parë.
“Tirana, kryeqyteti ynë i betonizuar dhe i mbytur nën hijen e kullave të krimit, ku dëgjohen kujat e vajtocave të bulevardit politik që të këpusin shpirtin se këtu nuk jetohet apo punohet….kryeqyteti që deri dje kur vinte korriku banohej vetëm nga punonjësit e shtetit, këtë vit u pushtua nga turistët, rrugë më rrugë dhe shpi më shpi duke sjellë një lumë të pataksuar parash në arkën e familjeve nga dhomat e dhëna me qira. Një fenomen i ri i zhvillimit të Shqipërisë turistike, me shtrirje përgjatë krejt vijës bregdetare nga Shkodra në Përmet dhe deri në Kolonjë madje edhe në Kume, ku deri dje balta hynte nëpër shpi dhe ujërat e zeza dilnin nga dera, këtë vit hynin dhe dilnin në rrugën e sistemuara turistë që kishin marrë dhoma me qira.
Aeroporti i Tiranës me shumë pasagjerë sesa i Beogradit, kush mund ta imagjinonte këtë 10 vjet më parë kur ai tjetri, mbreti i aeroporteve të mund t’ia linte fronin Rinasit, që me shumë gjasë, do të kapërcejë mbi kufirin e 6 milionë pasagjerëve. Po të mbash parasysh se kur andej në kryeqendrën e Jugosllavisë uleshin turistë nga Evropa dhe në Rinas zbrisnin vetëm një grup marsianësh…dhe po të mendosh se në këto 10 vjet kemi gjashtëfishuar numrin e pasagjerëve atëherë ka vetëm një fjalë të vetme në lartësinë e kësaj arritjeje: fantastike.
Duken sikur kanë kaluar 100 vjet. Po jam i gëzuar, i lumtur? Jo fare. Majorka ka 1 milionë banorë dhe 18 milionë turistë nuk mund të jem dot i lumtur. Nuk mund të mos jem i gëzuar kur mendoj se deri dje ishte Sahati, Skënderbeu, kisha, xhamia dhe liri demokracia. Bashkë me paratë e qeverisë që derdheshin kot për t’i bërë reklamë në CNN. Por Tirana dhe Shqipëria ka hyrë në hartën turistike pa shpenzuar para ndërsa sot flasin keq edhe zi vetëm shqipfolësit pa iman të këtij vendi, të cilët, mua edhe ju këto parti, na duan të vdekur, kaq shumë sa i bien mbarë e prapë Shqipërisë duke ua nxirë shqiptarëve dhe duke lënë pa gojë të huajt kur këtyre i pyesin se çmendojnë këta përqeshës gjuhë jashtë për vendin e tyre. Miliona turistët nga tërë Evropa, Amerika e deri tek Australia vijnë të buzëqeshur dhe largohen nga mikpritja, kultura dhe hiret e këtij vendi të vogël, ku në kaq pak territor…dhe po gjejnë edhe një siguri mbresëlënëse në këtë vend që nuk ka asnjë lidhje me legjendat e zymta të Shqipërisë së pasigurt”, tha Rama
Gazeta Shqiptarja.com