Rama – “Një abuzim total me lirinë e fjalës”. – Drejtësia e ‘non gratave’ pretendon se zyrtarin e FBI e kam korruptuar unë, por..
2 Shkurt 2023
Pas refuzoi opozitën në interpelancë për skandalin e McGonigal, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëjë një reagim përmes rrjeteve sociale. Sipas tij, opozita po përpiqet që me shpifje të manipulojë opinionin publik me një çështje që sipas tij e ka hetuar drejtësia amerikane dhe nuk ka lidhje me atë.
Kryeministri Edi Rama në Twitter:
Një abuzim total me lirinë e fjalës ,me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!
Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.
Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.