24 Shkurt 2025

I ftuar në një intervistë për një emision televiziv, diplomati Agim Nesho foli në lidhje me ndryshimet politike të skenës globale dhe lëvizjet e kryeministrit Edi Rama.

Nesho tha se kryeministri Rama ishte një tullumbace e përdour nga të tjerët dhe tani ai është i kryqëzuar dhe në përpëtiltje të fundit.
“Kanë ndryshuar shumë ekilibra dhe esenca e funksionimit të rendit ndërkombtar. Kemi krijimin e një super Amerike me një filozofi të re për ta bërë Amerikën më të fortë. Rama më tëpër ishte nje tullumbace e përdorur nga tjerët. Kemi disa deklarata të forta ndaj Shqipërisë dhe kryesorja është ajo deklarata e LaCivita.

Ata zgjodhën Shqipërinë për dy arsye, e para për problematikën që kishte krijuar Shqipëria dhe e dyta për ndërvarësinë dhe përdorimin si një kukull të skemave të Aleks Sorosit. Me të gjithë eksperimentet që kishin bërë në Shqipëri për të kufizuar opozitën shqipëtare. Duket që Rama është i kryqëzuar dhe është në përpëlitjen e fundit.” – tha Nesho.

Gazeta Sot