Rama nxiu se zyrtari amerikan foli për çështje penale të hapur të McGonigal
14 Prill 2023
Ish kryeministri Sali Berisha komentoi edhe njëherë sot deklaratën e një ditë më parë se i kishte pëlqyer vizita në Tiranë e zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Duke iu referuar një interviste të Escobar në Top Channel, Berisha tha se zyrtari amerikan foli për një çështje penale të hapur për ish agjentin McGonigal, që sipas ish kryeministrit për Ramën kjo do të thotë “derë e burgut e hapur”.
Escobar pati disa qëndrime ndaj jush, tha se jeni e shkuara, përcaktimi si non grata nuk ndryshon si dhe dënoi sulmet e ashpra ndaj qëndrimeve të Yuri Kim. A u pëlqejnë sot deklaratat e Escobar?
Dje deklarova se më pëlqeu vizita e Escobar. Sot mund tu them se më pëlqeu intervista e Escobar. Më përlqeu sepse faktoi që nuk isha i gabuar kur deklarova se më pëlqeu vizita. Kjo vizitë shtroi një detyrë para meje, për të shtuar një pikë në programin tim për ekstradimin e Edi Ramës në SHBA. Atë deduksion e bëra nga takimi i paprecedentë në 32 vite të karrierës sime, ku nuk u tha asnjë fjalë e vetme për asgjë. Vetëkuptohet pse ishte. E tha vetë Escobar. Cila ishte kryefjala e intervistës së tij? Ishte një. E pyetur nga gazetarja e Ramës me McGonigal tha se “nuk komentoj për një çështje penale të hapur”. Çështje penale e hapur do të thotë “derë e burgut e hapur”. Rama nxinte bashkë me ministreshat e tij me lopatë në dorë pas takimit. Thotë edhe në rast se fiton? Pra parashikon fitoren time. Unë u thashë se në kryeqytetet e botës po binden për rikthimin e fuqishëm të Berishës dhe PD-së. Ai thotë që nuk ndryshon vendimi? Këtu kam një përgjigje shumë të thjeshtë. Grida, por edhe ju mund të bëni një pyetje. A ka kërkuar Berisha ndryshimin e vendimit? Jo, nuk e kam kërkuar. Se si mund të ndryshojë vendimi pa e kërkuar i interesuari, këtë nuk e imagjinoj. Rruga e ndryshimit të vendimit është e hapur atje me lobim. Unë nuk kam bërë asnjë lobim, kam zgjedhur gjykatën. Kjo ka ngjallur zemërim. E kam bërë me shumë keqardhje, sepse ajo zyrë ku është sot zoti Blinken, është një nga zyrat që kam hyrë më shpesh në 30 vite, ku kam kërkuar ndihmë dhe kam gjetur mbështetje.
BallkanWeb