“Rama para drejtësisë!” Basha, thirrje policisë: – Mos e lini të largohet!
“Rama para drejtësisë!” Basha, thirrje policisë: – Mos e lini të largohet!
21.02.19
Gazeta Shqiptare
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke marrë fjalën ka bërë të ditur se pas dorëheqjes kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet të shkojë para drejtësisë dhe i bëri thirrje policisë të mos e lërë të dalë jashtë kufijve.
“Me ju deri në fitore. Zoti e ka nisur rrugëtimin e pranverës herët dhe me ndihmën e Zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Ky rrugëtim që nisi me bashkimin më të madh të shqiptarëve në 29 vite liri dhe pluralizëm do të vazhdojë pandërprerë deri në largimin e qeverisë së krimit, për krimin dhe me krimin. Rama ik! Rama ik! T’iu dëgjojë bota.
Ne kërkojmë për Shqipërinë tonë atë që na takon. Sytë e botës, Europës, SHBA-ve janë sot tek ky shesh dhe nga ky shesh ju them ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj. Lulzim Basha do të jetë në krahun tuaj në këtë betejë.
Dua t’ju them miqve tanë: ne nuk jemi popull i dhunës. Ne nuk do të pranojmë kurrë më një kryeministër bandit të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, të kapur në flagrancë duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës. Për Edi Ramën, dorëheqja është vetëm fillimi, ai do të shkojë para drejtësisë. I bëj thirrje policisë së Shtetit të mos lejojë daljen jashtë kufijve të të pandehurit Edi Rama”, deklaroi Basha.