Rama: – Pas 15 prillit: Për bukë nuk do të vdesë askush! Hakun për ata që punojnë në të zezë do e marrin vetëm me këtë kusht
Rama: – Pas 15 prillit: Për bukë nuk do të vdesë askush! Hakun për ata që punojnë në të zezë do e marrin vetëm me këtë kusht
1 PRILL 2020
Kryeministri Rama tha se do sigurojë financime nga jashtë. Sipas tij, pas 15 prillit do vendoset për zgjerimin e ndihmës.
Rama u shpreh se Shqipëria do të dalë më të fortë nga kjo luftë.
“Ndërsa përfituesit e mundshëm nga zgjerimi i paketës, do i përcaktojmë jo më parë se 15 Prilli se duhet të shikojmë të dhënat nga fronti i luftës. Ne po punojmë për financime edhe nga jashtë vendit, por lufta nuk është lokale dhe as rajonale, por lufta e tretë botërore dhe kanalet nuk janë zgjeruar dhe të gjithë po shikojnë shtëpitë e tyre. Taksiratet e vendeve të mëdha janë edhe më të mëdha, sepse ne jemi mësuar me pak, dhe do të bëjmë si do të bëjmë do të dalim më të fortë nga kjo luftë. Atij që është mësuar me shumë do i duhet të kënaqet me pak. Jam optimist se do të sigurojmë financime shtesë për të qenë më pak të shtrënguar për periudhën pas paketës. Në luftë luftohet për ekzistencë. Për bukë nuk do të vdesë askush , jo për dreka dhe darka në kohët normale” tha Rama.
Gjithashtu kryeministri Rama foli edhe për personat që punojnë në të zezë. Ai tha se nuk mund të bëjë dot asgjë sy mbyllur në këtë drejtim.
“E di që kemi një problem me ata që punonin me të zezë. Por nuk mund të bëjmë dot asgjë sy mbyllur në këtë drejtim. Nuk e ndajmë një ndihmë për kë punonte në të zezë, pastaj i bie që të vijë kushdo dhe të thotë më jepni një pagë lufte se kam punuar në të zezë. Në u ndihmojmë nëse na tregoni ku keni punuar në cilën kompani dhe kush iu ka paguar. Dhe kjo jo për të penalizuar punëdhënësin, por për të verifikuar rastin dhe për t’iu dhënë hakun” tha Rama.
Gazeta Sot