Rama per ngritjen e satelitëve në hapësirë ne kujtim te Servantesin me “Mullite e Eres”
Rama per ngritjen e satelitëve në hapësirë ne kujtim te Servantesin me “Mullite e Eres.”
– 31.03.22
“Shqipëria në orbitë, e pabesueshme por e vërtetë”. Kështu do të shprehej Kryeministri Edi Rama, në datën 20 tetor, ndërsa publikoi një videokomunikim mbi përgatitjet që po bëhen për lëshimin e satelitëve Albania 1 dhe Albania 2.
“Ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam 4 satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë”, thuhet në video
Ndërkohë u bë e ditur se në mars 2022 do të lëshohej sateliti i parë, Albania 1. “Do të duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë. Ndërsa Albania 2 në qershor”, thuhet në video.
Në fillim të videos, Rama flet me një zyrtar nga kompania SpaceX e Elon Musk, e cila do të nisë satelitët.
Në video nuk jepej asnjë informacion për llojin e satelitëve.
Cili është realiteti sot
Që nga 20 tetori 2022, bota ka ndryshuar shumë. Tashmë është duke u zhvilluar një luftë frontale midis Rusisë dhe Ukrainës. Gjithashtu personazhi kryesor që do të angazhohej në këtë projekt, miliardieri amerikan Elon Musk, është tepër i zënë me përballjen e tij me Vladimir Putin.
Por Kryeministri Rama duket se kësaj here nuk do ta ketë në axhendën e tij planin për dërgimin e satelitëve shqiptare në hapsirë.
Sa kushton SpaceX për të lëshuar një Falcon 9?
SpaceX po lançohet më shpesh se çdo vend ose kompani tjetër dhe CEO i saj Elon Musk ka deklaruar kosto të ulëta, si dëshmi e përmirësimit të besueshmërisë së raketave Falcon 9 të kompanisë së tij.
“Kam kontrolluar kostot, ne arrijmë deri në një milion dollarë më pak se konkurrentët, për të siguruar një mision Falcon 9”, deklaroi Musk.
SpaceX, në faqen e saj të internetit, e reklamon lëshimin e raketës Falcon 9 me një çmim prej 62 milionë dollarësh.
Ndërsa SpaceX ka shënuar dy dështime në lëshimin e raketave në dekadën e fundit, Falcon 9 është lëshuar me sukses 81 herë.
Çmimi për një lëshim të Falcon 9 mund të ndryshojë shumë në varësi të asaj që kërkon një klient.
Forcat Ajrore të SHBA, nga kontratat e fundit, i dhanë SpaceX 95 milionë dollarë për lëshim, pasi siguria kombëtare e këtyre misioneve i ngarkonte kërkesa shtesë kompanisë. Por, në rastin kur SpaceX, ripërdor pjesë të raketës së tij, kompania thotë se mund të faturojë një çmim më të ulët se ai i dhënë në listë.
Në një konferencë në fillim të këtij viti, drejtori i integrimit të automjeteve në SpaceX, Christopher Couluris tha se kompania mund të “ulë lëshimin e raketës nën 30 milionë dollarë”.
“Raketa kushton 28 milionë dollarë për ta lëshuar, ripërdorimi i saj e ul çmimin”.
Dy vjet më parë, SpaceX, paraqiti versionin përfundimtar të raketës së tij Falcon 9, për të cilën Musk është shprehur se ka aftësinë për të kryer të paktën 100 fluturime.
Deri më tani, SpaceX ka lëshuar dhe ulur një përforcues të vetëm Falcon 9 vetëm pesë herë.
Rama dëgjohet teksa flet me një përfaqësues të atyre që duket se kanë marrë përsipër realizimin e satelitëve, i cili ilustron me video lançimin e Spacex Falcon 9.
Biseda e Ramës me ekspertin e kompanisë SPACE X
Rama: Pra jemi këtu.
-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Rama: Po Albania 2? Në qershor…
-Saktë…
Rama: Super
-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen
Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.
-Po, zotëri
Projekti i Edi Ramës ktheht në meme në rrjtet sociale
Deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipëria do të ketë edhe 2 satelitë në orbitë, “Albania one” dhe “Albania two”, shkaktoi shumë reagime dhe të qeshura në sallën e Kuvendit.
Por kjo deklaratë e Ramës nuk u ka shpëtuar faqeve të memeve, të cilat kanë publikuar memet e para.
Shumica prej këtyre faqeve satirike i kujtojnë Ramës që të mbajë premtimet dhe mos merret me iniciativa që nuk kanë në interes problematikat sociale të familjeve shqiptare.
Gazeta Shqiptare