Rama: – “Përmendem 14 herë në dosje se jam i gjatë”. – Paloka rendit 8 “justifikimet” e Ramës për McGonigal
17 Shkurt 2023
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ashpoër lidhur me deklaratat e mbrëmjes së djeshme të bëra nga kryeministri Edi Rama i pyetur rreth skandalit amerikanë të arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal për lidhjet dhe financimet e paligjshme ruse, i cili njëherësh njihet edhe si mik i kreut të qeverisë shqiptare.
Paloka ironizon dhe deklaratën e Ramës për takimet me rusët, ndërsa i publikoi dhe një foto me kreun e diplomacisë ruse Sergei Lavrov. “Rama: Nuk jam takuar kurre me ruse …”, ironizon Paloka.
Po ashtu, po përmes rrjeteve sociale, Paloka rendit 8 deklaratat e çuditshme të kryeministrit Rama i cili në një intervistë televizive mbrëmjen e djeshme u mundua disi në siklet të justifikonte lidhjet e tij me McGonigal.
Reagimi i plotë i Palokës
-Nuk dua të shkoj në Parlament. Shkoj kur të dua unë!
-Nuk do lejoj kurrë komision hetimor për çështjen McGonigal!
-Akt akuza e drejtësisë amerikane më përmend 14 herë se jam i gjatë.
-Mjetet e FBI që përmenden në aktakuzë se unë mora nga Mc Gonigal në zyren time janë një kapele e FBI!
-Paratë që Neza i ka dhënë Mc Gonigal kanë qenë borxh!
-Nuk e di pse Duçka (këshilltari i Ramës) paguante dëshmitarë kundër opozitës në SHBA.
-Deripaska investitor strategjik në Shqipëri nuk është rus, është austriak!
-Mediat amerikane që më akuzojnë mua janë kazan!