Rama ‘përplaset’ me gazetaren: –

“Emergjencat civile pa pajisje për të shpëtuar banorët nën rrënoja”.

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse shteti shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi për emergjencat civile dhe forcat kërkim-shpëtimit që nuk kishin pajisjet e duhura për operacionet pas shembjes së ndërtesave nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Rama tha se pavarësisht mangësive, asgjë nuk i ka penguar këto forca që të kenë sukses.

Debati:

Rama: Kjo është një tjetër përrallë që ju e keni treguar…

Gazetarja: Që e kemi parë!

Rama: Që e keni treguar

Gazetarja: Që e kemi transmetuar live!

Rama: Që ju e keni treguar një tjetër përrallë. Njësitë tona të kërkim shpëtimit nuk janë njësitë e kërkim shpëtimit të Francës, të Italisë, Turqisë dhe Izraelit që janë të famshme në botë. Ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është që në kohë rekord i kam sjellë këtu. E treta, 38 persona janë shpëtuar derisa kanë mbërritur.

Gazetarja: Trupa pa jetë! Me aq sa ne e kemi transmetuar live dhe është transmetuar në çdo media edhe ndërkombëtare.

Rama: Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Asnjë nga ato mangësitë nuk na ka penguar të kemi sukses.

Gazeta Panorama