Rama: “Politikanët nga më i gjati deri tek më i shkurtri do të kalojnë ne site. –

Kryeministri Edi Rama në një takim tek Amfiteatri tek liqeni artificial, ka folur edhe një herë për Vettingun që po bëhet në sistemin gjyqësor.

Rama deklaroi se si gjykatësit dhe prokurorët edhe politikanët do të kalojnë sitë.

Ai tha se pas pastrimit të institucioneve të drejtësisë ata do të paraqite në gjykatë apo prokurori për të provuar pafajësinë e tyre.

“Politikanët nga më i gjati deri tek më i shkurtri do duhet të mos mjaftohen duke thënë unë jam i ndershëm, ai është hajdut por të provohen si të tillë kur të paraqiten në gjykatë apo prokurori, kur ato të jenë pastruar nga llumi i një çerek shekulli”, deklaroi Rama.

02/05/2018.