Rama pritet me protesta në Elbasan, përplasje me policinë.-
Rama pritet me protesta në Elbasan, përplasje me policinë
Përplasje mes policisë dhe disa protestuesve demokratë në qytetin e Elbasanit. Qytetare te shumte ishin mbledhur në këtë qytet, ndërsa pritej të vinte kryeministri Edi Rama.
Takimi i parë kryeministrit në Elbasan duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja.
Protestuesit me pankartat që e cilësojnë Ramën si Pasha të Drogës, e kanë ndjekur edhe aty.
“Policia, në shkelje të ligjit, ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga Edi Rama. Në një akt të paprecedentë, policët kanë tentuar t’u marrin atyre pankartat. Protestuesit nuk janë tërhequr dhe e sigurt është se turi i Ramës në qarkun e Elbasanit sot nuk do të jetë i qetë”, njofton selia blu.
Nga: Gazeta Shqiptare.