protesta-rama-ik Librazhd

Rama pritet me protesta në Librazhd, banorët bllokojnë rrugën. –

2 Prill, 2019

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në fshatin Rrajcë, të Elbasanit, ku edhe po prezantohet projekti për ujin.

Ky prezantim nuk është pritur edhe aq mirë nga banorët e zonës. Siç duket në fotot e siguruara, banorët në shenjë protestë kanë bllokuar rrugën në hyrje të Bashkisë Librazhd.

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë lëvizjen e eskortës dhe kryeministrit, por policia ka ndërhyrë duke krijuar normalitet ne qarkullim. Më pas protestuesit janë shpërndarë paqësisht dhe nuk janë shënuar incidente të tjera.

protesta-rama-ik Librazhd

Nga: TPZ.AL