Rama pritet me protesta në Sarandë, –

E qëllojnë me midhje, Rama pritet me protesta në Sarandë, –

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është pritur me protesta nga të rinjtë e PD-së dhe LSI-së sot në Sarandë.

Mësohet se ata kanë qëlluar me midhje drejt makines së kryeministrit, ndërkohë që mbanin në dorë pankarta “Rama, ik, ose largohu”.

Edhe më herët, të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë protestuar para takimeve të Ramës.

Kështu ka ndodhur së fundmi në Fier, Vlorë, dhe vende të tjera ku Rama ka zhvilluar takime me komunitetin.

/albeu.com/