3 Shkurt 2025

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën teksa mori pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti.

Gjatë fjalës së tij para studentëve, kreu i qeverisë u shpreh se “shejtanët për fat të keq në më shumë se një rast arritën ta dominojnë Shqipërinë, para dhe pas rënies së regjimit komunist”.

Por, Rama theksoi se tani ndihen të çliruar pasi shejtanët luajnë rolin e hudhrës “që na mbajnë larg syrit të keq”.

Edi Rama: Shejtanët që për fat të keq në më shumë se një rast arritën ta dominojnë Shqipërinë, para dhe pas rënies së regjimit komunist.

Por tani ndihemi të çliruar në sensin që shejtanët aty janë, por në rastin më të keq luajnë rolin e hudhrës që na mbajnë larg syrit të keq.

Nuk permqnd Organizaten e “Rilindjes” ne rezerve, qe eshte goditur nga SPAK