16 Janar 2025

Nga Petrit Vasili

Përse është helmuar klima dhe mjedisi në Tiranë dhe në Shqipëri?

Përgjigja është e thjeshtë sepse:

Tirana është bërë një qytet ku trafiku është bërë një ankth i tmerrshëm për qytetarët dhe burim kryesor i ndotjes vrastare dhe ajrit tepër të rënduar.

Tirana është sot një qytet i pushtuar tej e tej nga kullat që si male të vërteta betoni helmojnë përditë klimën dhe jetën e shendetin e qytetarëve.

Kullat vazhdojnë të ngrihen pa u ndalur dhe vazhdojnë të jepen leje ndërtimi për kulla të tjera mostra me dhjetra kate, sepse korrupsioni i qeverisë dhe pastrimi i parave e kërkojnë dhe e urdhërojnë këtë.

⁉️ Ndërkohë në Planin e ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, që Rama ka hedhur konsultim parashikon që përdorimi i automjeteve të kryhet në ditë të caktuara të javës, që automjetet të lejohen të dalin në rrugë në ditë të caktuara, sipas targave të automjeteve.

Pra në Tiranë dhe qytetet e tjera ku trasporti publik është mizerabël dhe nuk ka as linja autobuzi që mbulojnë qytetet dhe ne kushte te mjerueshme ku s’ka as tram, as metro, qytetarëve u kufizohen edhe makinat.

Në vënd se të ndalen kullat vrastare ndalen automjetet qe jane i vetmi mjet trasporti per të shkuar në punë, për të çuar fëmijet në shkolla e për të përmbushur nevojat jetësore tê dhjetra mijra familjeve shqiptare.

Në vënd se të riorganizohet trafiku përmes ndryshimeve në infrastrukturën rrugore si dhe riorganizimit të lëvizjes në rrugët e Tiranës e qyteteve te tjera kufizohen makinat si e vetmja mënyrë lëvizjeje për minra e mijra shqiptarë.

Interesat e ndërtuesve të kullave klientë dhe prestanome të qeverisë nuk preken, interesat e tregëtarëve të karburanteve nuk preken, ndërsa qytetarëve ju nxihet jeta.

Çdo ditë me këta mafiozë rilindas në pushtet vetëm lajme të zeza do të ketë për qytetarët.

Për Ramën rrofshin kullat se qytetarët nuk ekzistojnë.