Rama si falsifikator kartash identiteti. – Boçi publikon kartat ID: – Vesi del me shpirtin!
4 Gusht 2024
Nga Luçiano Boçi
Vesi del me shpirtin!
E kanë GRABITJEN e VJEDHJEN e votës mjetin me të cilin duan të deformojnë vullnetin e qytetarëve himarjotë, siç kanë bërë në çdo palë zgjedhje kudo në Shqipëri.
FALLSIFIKOJNË dhe veten (se falso janë) dhe të dhënat dhe kartat e identitetit, vetëm e vetëm të arrijnë qëllimin.
Çfarë turpi!!!!???
E marrin gruan e moshuar nga Kakavia dhe e bëjnë banore të Himarës.
Por harrojnë një detaj, sepse kartat dhe pasaportat kanë vlerë vetëm 10 vite.
Kartat që falsifikon RAMA tani kanë afat 50 vjeçar.
Shiheni vetë:
Zonja nga KAKAVIA që është bërë votuese e HIMARËS, mgjs është e datëlindjes 1949 dhe kartën ia kanë dhënë në 21.3.2024, skadencën e ka në vitin 2074.
Zonja tjetër nga FTERRA është e datëlindjes 1940. Kartën e identitetit e ka marrë nê 23.10.2023 dhe jo çuditërisht i skadon në 2073.
Dmth jo vetëm sot, por deri në 2073 RAMA i ka votues!
Çfarë turpi për një Kryeministër të paturp?!