![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/800-0-666c942983735.jpg?fit=800%2C528&ssl=1)
Rama tani që po flet më shumë seç duhet po bën gabim.
13 Shkurt 2025
Nga: Skënder Minxhozi
Pas furtunës në Bashkinë e Tiranës, kryeministri Rama është angazhuar maksimalisht me pushtetin vendor me takime të shpeshta në Bashki.
Analisti Skënder Minxhozi e komentoi duke thënë se avantazhi i Ramës me opozitën është se momentin e shpërthimit e shtyu më tepër në kohë. Sipas tij, ai i dha votat për reformën, por nuk foli kur u godit, në dallim nga Berisha që kritikoi vendimet duke marrë dhe kosto mbi supe.“Kemi ngritur një korpus që sot duhet të ishte i paqortueshëm, por nuk na rezulton i tillë. Rama këtë momentin e shpërthimit e shtyu më shumë në kohë, fakti që duroi kur i ikte një deputet, kryetar bashkie. Thoshte që nuk jemi zyrë avokatie. Ishte jo vetëm ai që i dha formë dhe e votoi, por dhe ai që nuk u shpreh kundër saj ashtu sikur Berisha që e kritikoi duke krijuar kosto, gjykim popullor.
I jep votat, por nuk flet kur goditet. Pika e tij e vlimit ishte më e lartë se opozita dhe i ka dhënë këtë avantazh. Do të shohim çdo të ndodhë më tutje. Tani që po flet më shumë seç duhet po bën gabim.”