Rama tha se është gati të ulet në tryezë me Metën dhe Bashën, vjen reagimi i parë nga LSI
Rama tha se është gati të ulet në tryezë me Metën dhe Bashën, vjen reagimi i parë nga LSI
10 MAJ 2020
Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho, komentoi në një lidhje me “Skype” në rubrikën “Opinion”, në News24, ka komentuar thirrjen e kryeministrit Ramës për dialog “
Thirrjet aspak të sinqerta të Ramës duhet të jenë reflektim për të plotësuar kushtet e BE për procesin e integrimit. Opozita nuk e ka shprehur me llafe kontributin për integrimin, por me fakte, duke u angazhuar për Reformën Zgjedhore dhe duke sjellë propozime konkrete në tryezë, të cilat nuk kanë marrë përgjigje nga qeveria.
Ne do të jemi një nga 15 vendet, që do të afektohen shumë nga kriza e koronës. Gjithë vëmendja e qeverisë do duhej të ishte tek ekonomia, që të mos dalim të rrënuar, por shohim një qëndrim të papërgjegjshëm për legalizimin e kanabisit.Ka një shqetësim në rritje të bizneseve për pamundësinë e marrjes së garancisë sovrane, apo për paketat që nuk kanë shkuar te qytetarët, për të përballuar këtë situatë të vështirë. Ka një keqmenaxhim pa strategji për pandeminë, dhe kjo do të sjellë kosto ekonomike. Ne sugjerojmë që në mënyrë të menjëhershme të ndihmohen familjet. Gjithë të ardhurat të shkojnë te qytetarët dhe jo për tenderat sekretë. Të ndodhë kjo në kohë pandemie është pak të thuash që është çnjerëzore.”- tha Xhixho.
Gazeta Sot