Rama tregon për përfshirjen e Zahos në fushatë: – Aty e kupton se sa… – “Dua të flas dhe unë”/
Rama tregon për përfshirjen e Zahos në fushatë: – Aty e kupton se sa… – “Dua të flas dhe unë”/
23 PRIL 2021
Kryeministri Edi Rama pa nga studio e Open në Top Channel sot sekondat e fundit të fushatës së tij në Vlorë, për të cilin ishin shumë të veçanta.
Kjo pasi mikrofonin në mesin e turmës së njerëzve, e mori djali i tij i vogël Zaho.
“Mirëmbrëma, unë e dua Vlorën”, ishin fjalët e Zahos. Rama tregoi në Open se djali i tij nuk kishte aspak emocione, madje sipas tij ishte vetë Zaho që i kishte kërkuar të fliste.
“Dua të flas dhe unë më tha, s’kishte fare emocione. Ndërsa unë kisha shumë, sepse janë momente si ky aty kur e kupton se sa borxh i ke njerëzve që ke rroturll,” tha Rama.
Gazeta Shqip