Rama: – “Unë jam racë kali tjetër”.

23 Shkurt 2022

Kryeministri Edi Rama ka vijuar diskutimet e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ndërsa u kap me pyetjet që deputeti Belind Këlliçi i drejtoi. Ai tha se ishte aq i aftë sa të mbante në krah Këlliçin, të bënte dhe ndonjë punë tjetër dhe t’i kthente dhe përgjigje.

Rama: Unë të mbaj ty në krah, bëj edhe ndonjë punë tjetër. Unë jam racë kali tjetër. Unë të mbaj në krah, të jap dhe përgjigja dhe bëj dhe një punë tjetër.

Këlliçi: Je multitasking

Rama: Jo mo jo, por të jap përgjigje.

Këlliçi: Cila është arsyeja që dy vartësit tuaj, zoti Agaçi dhe zoti Koka nuk ju njoftuan për dy procedurat e parregullta?

Rama: Nuk e njihni Ermonelën, ajo nuk është kështu. Ta shihni si bën ajo me mua. S’e keni parë se si është.

Këlliçi: Ju këto procedura i konsideroni sërish të rregullta procedurat kur ish-ministri juaj është në burg?

Rama: I dashur Belind dëgjo! Dua të përsëris edhe një herë. Teknologjia e vënies së fjalës së tjetrit në gojë, nuk është mirë. Unë nuk thash se procedurat janë të rregullta apo të parregullta. Procedurat kanë enë një nga gjërat më të tmerrshme kur unë u bëra ministër. Aty e kuptova ferrin se ça pamje mund të ketë. Unë marr informacion dhe ndjek proces për aq sa më duhet mua. Duke qenë se këtë proces e njoh në pse-në e madhe, kjo bisedë më duket sikur diskutojmë për seksin e engjëjve.

Ballkanweb