Rama Vazhdon te jete corientuar: – Prape me kazan e me e thashetheme katundi. –
Rama Vazhdon te jete corientuar: – Prape me kazan e me e thashetheme katundi. –
22-02-2019,
Nga Alket Aliu.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me studentët e universitetit “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës.
Qëllimi i takimit ishte analiza e situatës pas firmosje së “Paktit për Universitetin”, në një proces që ai e konsideroi “jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe serioz që potenciali që prodhoi protesta të mos shkojë dëm”.
“Po punojmë shumë seriozisht në të gjitha ato aspekte që kemi identifikuar si pjesë e një tërësie që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Duke u nisur nga ato 8 pikat e famshme dhe duke shkuar dhe përtej 8 pikave në disa drejtime të tjera por njëkohësisht duke kuptuar më shumë nga ky dialog i vazhdueshëm dhe duke mbajtur shënime të reja. E mira e dialogut është që jo vetëm flet dhe tjetri dëgjon por dhe dëgjon tjetrin kur flet dhe mëson nga tjetri. Del më i ditur se sa në momentin kur hyre”, tha Rama.
Por në takim ai nuk ka munguar të sulmojë segmente të politikës opozitare dhe mediat.
“Kemi një sistem për rekrutimin e infermierëve që ka filluar të funksionojë. Punësimi nuk bëhet si dje që duhet të anëtarësoheshe në parti. Kemi pasur parti të specializuara për infermierët që jepnin kartën dhe të punësonin pa të parë a di apo s’di të ngulësh gozhda”, tha Rama.
Sipas Kryeministrit, duhet përshpejtuar procesi i përcaktimit të kuotave dhe e numrit të përgjithshëm të studentëve në një fushë apo një tjetër duke e afruar me nevojat që ka tregu.
Dhe e ka ilustruar me një shembull “kazani”.
“Me gjithë respektin për tregun e gazetarisë. Po nuk e di ku do venë ata 100 studentë të gazetarisë në vitin e parë në Elbasan. E imagjinoni se sa kazanë duhen”.
/a.a/ Albanian Free Press Online/