Rama Vlereson drejt Veten, po me Lulin çpati …
Rama Vlereson drejt Veten, po me Lulin çpati … …
Beteja Rama-Basha, kryeministri e krahason me një garë mes dy gomerësh: Luli nuk bën
27 MARS 2021
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar kandidatët në Krujë ku nuk ka kursyer batutat dhe sulmet ndaj opozitës.
Për të treguar se është më i mirë se kundërshtari i tij politik në këto zgjedhje, Rama ka bërë ironi duke sjellë shembullin e gomarit.
“Mund të imagjinohet kjo garë mes gomarësh që unë qenkam gomar që s’e bëj dot punën edhe e bën Luli”, tha kreu i qeverisë, teksa u kërkoi votën qytetarëve.
“Një pjesë jo e vogël vazhdojnë thonë ne jemi familje tradicionale dhe jemi me Partinë Demokratike. Po pse jeni? Se s’më doni mua? Se s’doni komunistët? E para e punës, komunistin e keni atje në krye dhe ka vënë një kukull atje edhe e drejton me telekomandë. Po kur merr gomarin për dru dhe ngjitu atje lart, e shef nga ngjyra apo merr gomarin që të ngjitet lart? Është shumë e thjeshtë. Vota nuk është tifozëllëk, jam me këtë apo jam kundër atij. Vota nuk është histori, vota është sot, kush ta bën punën. Mund të imagjinohet kjo garë mes gomarësh që unë qenkam gomar që s’e bëj dot punën edhe e bën Luli? S’më do mua s’ka problem fare, unë nuk kam dalë për të gjetur nuse, e kam gjetur. S’më do mua, bjeri telekomandës fshije fytyrën time. Po punën kush do ta bëjë? Krujën kush do ta bëjë që fëmijët e tu o demokrat të rriten këtu dhe ta kenë këtu të ardhmen e vetë? Taksën zero kush ta vuri ty? Jam bërë si qentë e gjahut që e ndjej se çfarë ka pylli brenda, se pashë një aty te pazari që rrinte më shifte mua. Si mund ta bësh që të shkosh të votosh me këmbët e tua meqë e do gomarin blu edhe pastaj të vijë taksa e sheshtë edhe ta hash më keq se ky këtu. Ti më i vogli ta hash më keq se ai i madhi. Pse? Ti e ke zero taksën”, tha Rama.
Kryeministri bëri me dije se rindërtimi në Krujë dhe në Bubq do të përfundojë në tetor.
“Në Krujë janë 700 shtëpi. Ka filluar me infrastrukturën për pallatet në një terren jo të lehtë kur është punuar për studimin gjeologjik, janë bërë verifikimet, garat e nevojshme, në Fushë-Krujë në maj mbarojnë shtëpitë individuale dhe në shator tetor mbarojnë pallatet në Fushë-Krujë, po ashtu edhe në Bubq. Shikoi Italinë fqinje që ende janë në rulota. Në shtetet e tjera nuk kthehen në shtëpi pa paguar dhe me marrë falas, ne e kemi bërë këtë program unikal”, tha Rama.
Gazeta Shqip