Rama – Yuri Kim dhe punët e brendshme të Shqipërisë. – Kryeministri braktis sallën sapo ambasadorja merr fjalën
Gazeta Sot.
21 Tetor 2022
Kryeministri Edi Rama ka thelluar konflikti me amerikanët. Pasi e konsideroi pak javë më parë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që “nxiten” Shqipërinë një letër bakalli” dhe ndërkohë ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim e krahasoi me Sekretarët/et e Partisë së Punës së Shqipërisë, dje ai ka vijuar me kunjat në adresë të të dërguarës së Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden në vendin tonë.
Kryeministri Rama ka shfrytëzuar konferencën e mbajtur dje për 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në fjalën e tij para të gjithë të pranishmëve, theksoi se fjalimi i tij nuk do ishte siç e do rasti dhe nuk do i shmangej kritikave për pushtetin gjyqësor. Mirëpo gjithashtu, numri një i qeverisë që në nisje të fjalës së tij lëshoi një kunjë, por edhe pse nuk përmendi emër, indirekt shigjetoi ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
“Kreu i pushtetit ekzekutiv para një plateje juristësh dhe gjykatësish, pra pushtetit gjyqësor pa harruar e veshët e sytë e diplomatëve të huaj, të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndihen të huaj në territoret e saj, madje kanë dhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, çka për mua e autoritetet e këtij shteti nuk është e këshillueshme, le më e imitueshme. Një fjalim përgëzues e linear si e kërkon rasti e si e kërkon tradita këtu mbetet në kufijtë e të pamundurës për mua.
Fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa i imitimi i diplomateve kur emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Për mua është hiç e këshillueshme dhe me pas jo e imitueshme. Një fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve kur emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Edhe këtij kurthi joshës do mundohem ti shmangem në kufijtë e të mundurës”, deklaroi ai, duke shigjetuar kështu hidriket ambasadoren Yuri Kim, por edhe diplomatët të tjerë që të mos fusin hundët në punët e brendshme të Shqipërisë, pasi kjo e fundit është vend sovran.
Rama largohet nga salla
Megjithatë, kryeministri Edi Rama nuk u mjaftua me kaq, pasi sapo mbaroi fjalën braktis sallën, në një kohë që vendin e tij në podiumin e foltores do ta zinte ambasadorja Yuri Kim. Pra, kjo gjithë dhe retorikë e ndjekur nga Rama, tregon se raportet e tij me amerikanët, por edhe me evropianët po krisen. Sidoqoftë, edhe ambasadorja Yuri Kim, nuk ia përtoi kryeministrit Rama dhe kujtdo që përpiqet të intimidojë gjyqtarët dhe prokurorët, duke ua bërë të të qartë se SHB-të kanë dijeni për gjithçka po ndodh në publik apo edhe në prapaskenë. Më herët gjatë fjalës së tij në 30 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese është ndalur tek vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Rama rikujtoi përplasjen me institucionin e presidencës ku u shpreh se veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese është shpërdoruar nga tollovitja nga aktorë të tretë siç janë ato në politike.
“Sot përgjatë qenies së saj 30 vjeçare GJK është një ngrehinë me hije dhe dritë me vula vendimesh të diskutueshme. Kush mund ta harrojë vendimin që rrezoi të ashtuquajturin marrëveshja e detit të nënshkruar nga pushteti ekzekutiv. Një vendim epik, për historinë e një GJK. 30 vjet janë një fragment i shkurtër kohe.
Një kohë që sidoqoftë GJK e ka përvijuar si zbutëse të efekteve negative të tranzicionit, por edhe si faktor i zgjatjes së tranzicionit. Së fundmi deri para pak kohësh me larg qoftë presidentin, në pritje të një arbitrazhi përqendrohej në arsyetime politike. Këtu nuk është faji i GJK po i shpërdorimit të saj dhe i tollovitjes së veprimtarisë së saj nga aktorë të tretë. Të cilët ju arratisen përgjegjësive të tyre duke thirrur në ring vend e pa vend GJK. Pastaj merr vendime që janë drobitëse për ata që lexojnë deri në fund duke mos arritur atë ekuilibrin e artë”, nënvizoi dje kryeministri Edi Rama.