Rama, Zaev dhe Vuçiç, zhvilluan takim online për Shengenin Ballkanik!

Mediat serbe: – Qëllimi, heqja e barrierave mes vendeve

Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan një takim online në kuadër të Shengenit Ballkanik.

29 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan një takim online në kuadër të Shengenit Ballkanik, ndërsa në fokus ishin veprimet e përbashkëta kundër katastrofave natyrore në rajon si dhe garantimi i lehtësira në qarkullimin e mallrave e njerëzve dhe sistemi i lejeve të punës.

Edhe mediat serbe bënë të ditur se në takimin e sotëm u diskutua për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit i cili synon heqjen e barrierave në katër aspekte themelore të lëvizjes – lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve dhe më gjerë në rajon.

Ideja e krijimit të një “mini-Shengeni” erdhi në tetor të vitit 2019, pasi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç u takuan në Novi Sad dhe deklaruan se kjo iniciativë është e hapur për të gjitha vendet e rajonit.

Në kuadër të minishengenit, në nëntor 2020 Vuçiç dhe Rama nënshkruan një marrëveshje që u mundësoi qytetarëve të Serbisë dhe Shqipërisë të hynin në territorin e dy vendeve me një kartë identiteti. Kjo marrëveshje ndërshtetërore midis dy vendeve u perceptua si një lëvizja e parë konkrete në bashkëpunimin gjatë gjithë vitit. Gjatë të njëjtit takim, udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nënshkruan një memorandum për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë. Sipas memorandumit, të tre vendet ndajnë informacionin mbi virusin dhe për të udhëtuar midis tyre nuk kërkohet një tampon.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë mbajtur sot një vdeo konferencë online në kuadër të Minshengenit Ballkanik.

Mediat serbe bëjnë të ditur se në takimin e sotëm është diskutuar për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit i cili synon heqjen e barrierave në katër aspekte themelore të lëvizjes – lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve dhe më gjerë në rajon.

Në takimin e sotëm mediat serbe theksojnë se është diskutuar më në detaje sesi do të procedohet më tutje me marrëdhëniet mes vendeve, për të forcuar zhvillimin ekonomik dhe rritur në nivel të ndjeshëm bashkëpunimin, për të qënë në gjendje të forcohen ekonomikisht,

Bashkëbiseduesit kanë theksuar se  vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por gjithashtu Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq, pasi rajoni është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin ndajnë vlerat e përbashkëta Evropiane me unionin.

Shqiptarja.com