Rama zbulon datën e re të zgjedhjeve (atë të takimeve të fshehura). –
Rama zbulon datën e re të zgjedhjeve (atë të takimeve të fshehura). –
23 qershor 2019.
Gazeta Dita.
Opozita joparlamentare kërkon që zgjedhjet të mbahen me 21 Tetor.
Ka qenë kryeministri Edi Rama, që e ka bërë të ditur këtë datë, ndërkohë që ka ironizuar Monika Kryemadhin dhe Presidentin Ilir Meta.
Nuk dihet nëse kjo datë ka dalë nga takimet jopublike në Surel apo në Gjirin e Lalzit, apo mbetet thjesht në kuadrin ironik të momentit të Ramës ndaj Kryemadhit.
“Fallxhorja e ka parë në filxhan se i ka dalë një 21, dhe një T, tetor dhe këtë do t’ia thotë Metës. Pastaj do dalë Meta dhe do të thotë se në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe shërbime të ndryshme sekrete, vendosa të dekretoj si datë zgjedhjesh 21 Tetorin, pasi atë ditë nuk do të çmendet asnjeri”, ka thënë Rama nga Përmeti, teksa vijon fushatën elektorale.