5 Janar 2024

Ja prononcimi i plotë i avokat Idajet Beqirit për gazetën “SOT:

Provat e SHBA kundër Berishës

Pritej sepse ka të 3-tat, po s’ma merr mendja që të shkojnë për të 40-tat.

Ai (Saliu) se kontrollon dot  më veten, ata 5 veta që i shkojnë atje atij i duken sikur janë 1 milionë, harrohen se akuzohet për korrupsion të lartë shtetëror. Ky SPAK sot ka një metodë tjetër që pasi ka marr provat, para se të mbyll hetimin të komunikon akuzën dhe sa njihesh me aktet dhe më pas e çon çështjen për  hetim. Por, kjo është maja e ajsbergut, ai mendon se SHBA nuk kanë prova kur i thanë se ke cenuar demokracinë dhe ke bërë korrupsion të lartë. Por përveçse kanë dijeni për korrupsionin dhe krimet e tij, amerikanët kanë në dorë kasetën kur ai vendosi të hidhte në erë ambasadën e SHBA në Tiranë.

Izolimi i ish-kryeministrit në banesë

Ai e di fundin e tij dhe duke qenë se e di do luaj edhe me këta 300 veta që i kanë ngelur dhe do ti bëjë mish për top. Ai ashtu si bëri edhe pjesëtarët në familjen e tij pjesë të korrupsionit që bëri vet ashtu do t’i fusë edhe këta që e ndjekin nga pas. Ai e theu edhe arrestin në shtëpi sepse e ka të ndaluar, e theu dy herë masën prandaj u mbyll në kafaz që të mos komunikoj me asnjë tjetër. Kur e bënë një shkelje të tillë, tani ai vete në arrest me burg  nuk pyetet më parlamenti. Ai duart i ka të zgjatuara edhe brenda SPAK duart dhe në institucionet e drejtësisë të cilët kanë përfituar  nga korrupsioni madhor i Saliut. Kjo Olldashi u bë gjyqtare e Apelit, kush e ka bërë atë, ajo është një copë mishi me dy sy që nuk di se ca flet. I pandehuri se merr vesh se ca i thotë, është e paaftë. Këta njerëz kur i ngre në detyrë janë të aftë të shesin nënë dhe babë. Sali Berisha është gati të bëjë çdo lloj gjë për ta nxirë faqen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, nga ai pritet çdo gjë. Ata duhet ta ruajnë se ai mund të hidhet nga dritarja dhe thotë më hodhi Edi Rama, që  të thonë ja ky heroi i demokracisë edhe nga Edi Rama po na shpëton.

Arratisja e Sali Berishës

Sali Berisha i është në rrezik, po përgatiten kushte për ta arratisur atë. Por jo arratisje, por që e grabiti e zhduku dhe e ka marrë peng dhe nuk dihet ku e ka çuar Edi Rama. 500 mijë euro janë vënë në dispozicion të këtij plani. Unë nuk flas kot. Po i drejtohem drejtpërdrejt SHISH, verifikoje urgjentisht se ky është informacion shumë i saktë. Po përgatiten kushtet për ta dërguar në Plavë. Dy ditë është menduar të rrijë në Laç me njerëzit e Lirisë pastaj do ta çojnë në Plavë. Organizator është një ish-funksionar i lartë i shtetit dhe një që është në Ministrinë e Brendshme që është ende aty. Parandalojeni, këtë po ua thotë një njeri i përgjegjshëm. Këto informacione vijnë nga njerëzit e afërt të atyre dyve që janë organizator.

Urdhri sekret

Sali Berisha, ky antishqiptari më i madh i të gjitha kohërave të kombit shqiptar, spiuni dhe agjenti i UDB-së Serbisë, i cili mori shpërblimin më të madh nga Sllobodan Millosheviçi në Ohër për kontributin e  paimagjinueshëm që i dha Serbisë në shkatërrimin e plotë të Shqipërisë në vitet 1991 e më pas, pasi është shpallur “Non Grata” nga SHBA për krimet më të rënda shtetërore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, këto ditë ka nisur një “revolucion” me një çetë të vogël çetnikësh që i shkojnë nga pas… Kemi të bëjmë me të njëjtin person dhe me të njejtët persona të çetës çetnike, pra me Udbashin Sali Berisha, i cili me Urdhërin Nr. 82, datë 09.03.1997, “Tepër Sekret” dhe “Tepër Urgjent”, mobilizoi gjithë ushtarakët, ish ushtarakët dhe çetnikët e tij të Hasit, Kukësit, Tropojës, Pukës, Mirditës, Shkodrës, Dibrës, Kurbinit, Lezhës, Malësisë së Madhe, Burrelit dhe i mblodhi te ish Shkolla e Bashkuar në Tiranë, për të sulmuar dhe gjenociduar përmes akteve terroriste Jugun e Shqipërisë. Lexojeni vet urdhrin e nënshkruar dhe vulosur nga Komandanti i Operacionit Gjeneral Bashkim Gazidede dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë  Gjeneral Major Adem Çobani. Shqiptar jini vigjilentë! Pa u varrosur shtatë pashë nën tokë pjella famëkeqe e Beogradit dhe e Moskës Sali Berisha dhe 200 çetnikët e tij, disa në Kuvendin e Shqipërisë dhe të tjerët rrugëve të Tiranës, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të kenë qetësi, stabilitet, prosperitet, liri, demokraci dhe paqe të vërtetë… Në këtë grup çetnikësh bëjnë pjesë edhe Udbashi Ilir Meta si dhe disa drejtues të Policisë së Shtetit, prokurorë dhe gjyqtarë, besnik të Serbisë, të Rusisë dhe të Udbashit Sali Berisha, i cili i mban “të karikuar” me miliardat që u ka grabitur shqiptarëve dhe Shqipërisë përmes korrupsionit të paimagjinueshëm 32 vjeçar në këtë vend.

Sipas Gazetës Sot