11 Shkurt 2023

Kreu i PD, Sali Berisha në mbyllje të protestës së sotme paralajmëroi dhe një tjetër, e cila pritet të mbahet ditën e hënë para Parlamentit.

Berisha tha se ditën e hënë të gjithë demokratët do të mblidhen para Parlamentit ku do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit. Populli i protestës, populli i fitores, të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare. Edi Rama, harroje se mund të përjashtosh këtë popull nga vota dhe zgjedhjet. Jo Surreli, po as Biza dhe Martaneshi nuk i pengon këta që të të gjejnë deri në vrimën e miut dhe të japin atë që meriton. Së fundmi, edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme për ju në këtë shesh. Ju ftoj të vazhdojmë marshin e lirisë, të vazhdojmë marshin e fitores!”, tha Berisha.