12 Prill 2025

Nga frika e humbjes së 11 majit Edi Rama po humb dhe mendjen. Pasditen e sotme ka shpërndarë në facebook një postim denigrues ndaj Chris LaCivita, strategu i fushatës së Donald Trump në rikthimin e tij si Presidenti i 47-të i ShBA-ve dhe tashmë shefi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim – që është fshirë brenda pak minutash – Rama e quan Chris LaCivita ‘bulldog’. Syri po poston tekstin autentik të rigjeneruar dhe shpërndarë nga faqe të menaxhuara nga njerëz pranë Ramës që kanë nisur një fushatë denigruese, të turpshme kundër strategut të fitores së Donald Trump dhe njëkohësisht udhëheqësi i fushatës së Berishës.

Foto: Postimi që Rama fshiu nga FB i tij, por nuk e kanë fshirë fan Page e Rilindjes

Image

Ndërkohë Chris La Civita Iikujtoi sot se ‘sherifi erdhi në qytet’ dhe në fjalimin e tij në hapjen e fushatës i përcolli mesazhin se më 11 maj do të dështojë ashtu sic dështuan socialistët e SHBA-së për të burgosur Donald Trump.