24 Shkurt 2025

Këlliçi: – Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Dan Bongino është ai i cili shkroi një sërë artikujsh në mediat amerikane për lidhjet kriminale të Edi Ramës me Kartelin famëkeq Sinaloa  …

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump emëroi gazetarin Dan Bongino, si zëvendësdrejtorin e ardhshëm të FBI-së për të shërbyer së bashku me drejtorin Kash Patel. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe Belind Këlliçi, i cili thotë se Bongino është ai i cili shkroi një sërë artikujsh në mediat amerikane për lidhjet kriminale të Edi Ramës me Kartelin famëkeq Sinaloa.

“Kreut të Narkoshtetit të parë në Europë po i shtrëngohet laku”, shkruan Këlliçi.

Reagimi i Belind Këlliçit

Dikush ti urojë javë të mbarë Edi Ramës me këtë lajm të mrekullueshëm.

Presidenti Trump emëroi dje Dan Bonginon si Zv. Drejtor të FBI. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Dan Bongino është ai i cili shkroi një sërë artikujsh në mediat amerikane për lidhjet kriminale të Edi Ramës me Kartelin famëkeq Sinaloa, tashmë të shpallur si organizatë terroriste nga Presidenti Trump.

Kreut të Narkoshtetit të parë në Europë po i shtrëngohet laku!