25 Shkurt 2205

Në raportin e vitit 2024 të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit raportohet se rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë ka emigruar jashtë vendit. Shkak sipas raportit është bërë mungesa e mundësisë së punësimit në vend, mungesa e pagave dinjitoze, normat e larta të varfërisë si dhe korrupsioni i konsiderueshëm.

Raporti i Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit 2024

Rreth 40% e fuqisë punëtore në Shqipëri vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit, duke kontribuar në fenomenin e ikjes së trurit dhe duke ushtruar presion mbi industritë dhe ekonomitë vendase që po humbasin vazhdimisht punëtorë, si në sektorë me kualifikim të ulët ashtu edhe në sektorë që kanë nevojë për punëtorë me kualifikim të lartë.Normat e larta të varfërisë, diferencat e pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, korrupsioni i konsiderueshëm dhe mungesa e meritokracisë, ndër faktorë të tjerë, ndikojnë në vendimet e njerëzve për t’u larguar nga vendi.

Sipas raportit, Shqipëria dhe Moldavia janë dy nga vendet më të goditura nga largimi I fuqisë punëtore. Raporti thekson se mijëra të rinj shqiptarë kanë bërë udhëtime të vështira për të arritur në Evropën Veriore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke rrezikuar edhe jetën.

Raporti i Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit 2024

Mijëra të rinj shqiptarë, për shembull, kanë bërë udhëtime të vështira për t’u përpjekur të arrijnë Evropën Veriore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke rrezikuar jetën e tyre dhe duke kaluar Kanalin Anglez në varka të vogla ose gomone.

Në Shqipëri ka shqetësim në rritje për rënien e fuqisë punëtore, thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë ku më të prekurit sipas ekspertëve janë turizmi, bujqësia dhe shërbimet.