Raporti i EUROSTAT për shpopullimin
13 Janar 2024
Sipas shifrave të EUROSTAT dhe jo institucioneve shqiptare, ne dhjetë vitet e fundit janë rreth 1 milionë shqiptarë që kanë braktisur vendin.
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se të gjithë janë të shqetësuar për shpopullimin e Shqipërisë, përveç se qeverisë.
Postimi i plotë:
“Të gjithë të shqetësuar për shpopullimin e Shqipërisë veç qeverisë.
Sipas shifrave të EUROSTAT dhe jo institucioneve shqiptare, në dekadën e fundit janë rreth 1 milionë shqiptarë që kanë braktisur vendin për të krijuar jetën e tyre në vendet e BE apo Britani, SHBA e Kanada. Të gjithë janë shqetësuar nga ky fenomen përveç qeverisë.
Sektori privat ka qenë avangard në rritje e pagave ( jo në masën e nevojshme por më mirë së shteti). Kanë investuar në trajnimin e stafeve të tyre. Por vetëm përpjekja e tyre nuk e ka frenuar shpopullimin të stimuluar nga politimat e qeverisë.
Së fundmi shqetësimin e shpopullimit dhe plakjes së popullsisë shqiptare e ka ngritur edhe menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë. “Duhet të përqendrohemi të gjithë (dhe me vendosmëri dhe shpejtësi) në forcimin e kapitalit njerëzor dhe të sigurohemi që ai të mirëpërdoret”, thotë Salinas në një reagim për median Shqiptare.
Të njëjtën gjë ngre si shqetësim edhe drejtoresha e BERZH: “Një çështje tjetër e ngutshme me të cilën po përballet vendi është mungesa e forcës së punës, për shkak të emigrimit të lartë dhe rënies së popullsisë. Në sondazhet e bëra nga Këshilli i Investimeve (i cili mbështetet nga BERZH) dhe shoqata të ndryshme të tjera, bizneset vazhdojnë të raportojnë mungesat e stafit të kualifikuar lokal, si një nga pengesat më të mëdha për rritjen” shprehet Ekaterina Solovova, kreu për Shqipërinë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Qeveria shqiptare ka qendruar e verbër dhe e shurdhët përball këtyre fakteve. Madje ka bërë të kundërtën e atyre që duhet te bënte.
Ka lejuar pastrimin e parave në ndërtim duke i rritur në mënyrë fiktive çmimete apartamenteve. Paratë e pista të korrupsionit shtetëror dhe trafikantëve të drogës kanë bërë që një çif i ri me profesione të mira që sapo ka nisur jetën ta ketë më të thjeshtë të blejë një shtëpi në Itali apo Gjermani sesa në vendlindje.
Duke mos mjaftuar kjo si një neveri për shtresën e mesme që nuk e shohin qeverinë si dashuri hyjnore, nga fillimi viti kjo qeveri u rriti edhe taksat shtresës së mesme.
Ndryshe nga herët e tjera që i jam drejtuar qeverisë, këtë herë do i kërkoj atyre klientëve të qeverisë, biznesmenëve pranë tij: zgjohuni dhe bëjini presion që të ndërmarrë politika sociale se pa punonjës nuk do ketë koncesion që do ju shpëtoj falimentimin!”, shkruan Sula.
Gazeta Sot