“Raporti i KE, 69% e të punësuarve nuk përballojnë dot jetesën”/ Partia e Lirisë: – Keqqeverisja e Ramës ka nxitur largimet masive të shqiptarëve
7 Dhjetor 2022
Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, duke iu referuar një raporti të Komisionit Europian për kushtetet e punës, që e ka nxjerrë Shqipërinë në vendin e parë në Europë për numrin e të punësuarve që nuk arrijnë dot të përballin jetesën, akuzon qeverinë e kryeministrit Rama se ka vështirësuar jetën e shqiptarëve.
Sipas të dhënave të këtij raporti 69% e të punësuarve në Shqipëri hasin vështirësi në plotësimin e nevojave mujore.
“Ky është një tjetër tregues sesi keqqeverisja, inflacioni i pakontrolluar dhe mungesa e politikave për të mbrojtur shtresat sociale e bën vendin tonë më pak të jetueshëm duke nxitur largimet masive të shqiptarëve dhe shpopullimin e vendit. Ndaj largimi i kësaj qeverie arrogante që është vënë tërësisht në shërbim oligarkëve dhe që dhunon opozitën është bërë një domosdoshmëri”, shkruan Braimllari.
Postimi i plotë i Endrit Braimllari
Keqqeverisja e Rilindjes vështirësoi jetesën e shqiptarëve, 69% e të punësuarve nuk përballojnë dot jetesën
Jo vetëm të papunët, por edhe shumica e të punësuarve në vendin tonë hasin vështirësi të shumta për përballimin e jetës.
Madje sipas një raporti të Komisionit Europian për kushtetet e punës, Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e të punësuarve që nuk arrijnë dot të përballin jetesën.
Sipas të dhënave të këtij raporti 69% e të punësuarve në Shqipëri hasin vështirësi në plotësimin e nevojave mujore, një përqindje kjo që është më e larta në Europë dhe me një diferencë të madhe nga vendet e Bashkimit Europian.
Ky është një tjetër tregues sesi keqqeverisja, inflacioni i pakontrolluar dhe mungesa e politikave për të mbrojtur shtresat sociale e bën vendin tonë më pak të jetueshëm duke nxitur largimet masive të shqiptarëve dhe shpopullimin e vendit.
Ndaj largimi i kësaj qeverie arrogante që është vënë tërësisht në shërbim oligarkëve dhe që dhunon opozitën është bërë një domosdoshmëri.
Ora e llogaridhënies po afron!
Gazeta Panorama