Raporti i OSBE/ODIHR, nuk përmbahet Manjani, nxjerr prapaskenat: Rama shkërmoqi demokracinë, ndërsa KQZ e Kolegji Zgjedhor…
Raporti i OSBE/ODIHR, nuk përmbahet Manjani, nxjerr prapaskenat: Rama shkërmoqi demokracinë, ndërsa KQZ e Kolegji Zgjedhor…
05/09/2019
Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar lidhur me raportin e OSBE/ODIHR mbi votimet e 30 qershorit. Manjani shkruan se zgjedhjet nuk i shkatërroi Kodi Zgjedhor, por KQZ dhe Kolegji Zgjedhor.
“Sjellja e tyre haptazi anti Kushtetutë e anti-ligj, nuk mund të bëjë me faj ligjin!!! Ligjin e shkelën e dhunuan e përbuzën e menderosën, ndaj ska faj ligji!
Pluralizmin dhe demokracinë nuk e shkërmoqi mungesa e reformës zgjedhore, por kursi politik qartësisht sundues e monist i ndjekur nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.
Shkatërrimi i opozitës politike e shuarja e çdo mendimi kritik në shoqëri janë fiksime të dukshme dhe të njohura publikisht nga deklarimet e Tij”, shkruan Manjani.
Komenti nga Ylli Manjani
Përtej “entuziazmit” apo “pezmit” nga raportit i ODIHR, zgjedhjet nuk i shkatërroi Kodi Zgjedhor, por KQZ dhe Kolegji Zgjedhor.
Sjellja e tyre haptazi anti Kushtetutë e anti-ligj, nuk mund të bëjë me faj ligjin!!! Ligjin e shkelën e dhunuan e përbuzën e menderosën, ndaj ska faj ligji!
Pluralizmin dhe demokracinë nuk e shkërmoqi mungesa e reformës zgjedhore, por kursi politik qartësisht sundues e monist i ndjekur nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.
Shkatërrimi i opozitës politike e shuarja e çdo mendimi kritik në shoqëri janë fiksime të dukshme dhe të njohura publikisht nga deklarimet e Tij.
Bëri gjithçka që ta largonte opozitën nga gara dhe, fatkeqësisht e arriti. Tentoi sa mundi ta vendoste opozitën në llogoren e dhunës, por dështoi.
Ushtroi presion e vijon ende ta bëjë, ndaj çdo media dhe gazetari që nuk i bindet. Filloi e vijon një betejë përbindëshe edhe ndaj rrjeteve sociale…
Ndaj të gjithë ata, shqiptarë e të huaj, që e shohin të keqen e për pasojë zgjidhjen magjike tek reforma zgjedhore, e kanë gabim dhe ja fusin kot!
Bëja si të duash ligjin Edi Ramës prapë do bëjë atë që ka në mend!
Fajësimi i ligjit dhe jo i fajtorit është llokoqitje e pasinqertë, e poshtër madje!
Le pastaj të besojmë se reformën do e bëka parlamenti monist i mbushur dhe me copa mishi me dy sy.
Ky është iluzion i rrezikshëm!
Vendi duhet të hyjë sa më parë në zgjedhje, me këtë kod, i cili të paktën është miratuar me konsensus politik!
Populli Shqiptar do të dijë të vendosë, siç ka bërë mençurisht gjithmonë, se cila do jetë përbërja politike e parlamentit të ri. Kodi nuk është pengesë për votën e lirë, por ka një tufë rregullash që pengon pushtetin të fusë duart në zgjedhje.
Vetëm nga parlamenti i ri, të paktën pluralist, do duhet të dalin të gjitha reformat e mëdha të shtetit.
Me këtë parlament, më anti-kushtetuesi i të gjitha kohërave, nuk mund të prodhohet legjislacion i besueshëm.
Ky ka qenë dhe mbetet mendimi im edhe pas raportit të ODIHR.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/