Raporti i OSBE-së dhe Denarit që i “hipi” trenit Rilindjes, por …“.
Raporti i OSBE-së dhe Denarit që i “hipi” trenit Rilindjes
5 shtator 2019
Nga Boldnews.al
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet (votimet) e 30 qershorit, është ndër më të zinjtë të 25-viteve të fundit. Vendi pretendon të marrë negociatat për të qenë kandidat për në BE, por elementi më bazë në demokraci funksionale, siç janë zgjedhjet e lira dhe ndershme, këtë herë na kanë kthyer shumë pas në kohë. Ajo që vihet re në raport janë parregllsitë e mëdha të nisura dhe bitisura në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
“KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar, duke ulur sigurinë juridike”. Një konstatim të drejtpërdrejtë ODIHR e bën edhe lidhur me mospranimin e komisionerëve të opozitës. “Disa bashkëbisedues të MVZ të ODIHR shprehin shqetësime për mungesën e paanshmërisë së KQZ-së, duke treguar raste kur shumica e anëtarëve të KQZ-së votuan përgjatë linjave partiake”-thuhet në raport.
Gjithashtu një pikë e veçantë i është kushtuar edhe regjistrimit të subjektit politik Bindja Demokratike. “KQZ-ja e regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor më 27 prill, megjithëse kjo e fundit u regjistrua si parti politike vetëm në 25 Prill, me një vendim gjyqësor që mori formë të prerë në 10 maj. KQZ nuk i kërkoi partisë së sapo regjistruar BD që të mbledhë nënshkrime mbështetëse siç e kërkon ligji”.
Paligjshmëria e KQZ-së vijon edhe me procesin e numërimit dhe në fund edhe shtimit fiktiv të pjesëmarrësve në votime. Katër anëtarët e KQZ-së përfaqësues të Partisë Socialiste u treguan kamikazët e një procesi që sot i ka vënë damkën e zezë vendit. Mbi ta është Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së dhe militant i thekur, i vetëofruar në pëunjësi deri në atë pikë sa të pranojë që “ti hipi” treni i Rilindjes.
Me konceptin të kapë trenin, është vetë shprehje e paharruar e Bibës, i cili pak vite më parë udhëtoi drejt Starzburgut dhe i kërkoi gjyqtarit Ledio Bianku që të ndikonte në gjykatën ndërkombëtare për të marrë vendime në favor të qeverisë shqiptare. “Një herë në jetë të vjen treni, duhet kapësh atë”-thotë Bianku në një bisedë me gjyqtarin.
Këtë herë ai tren që Biba nuk e lë pa hipir, mund të funksionojë anasjelltas. Raporti më i fundit i OSBE/ODIHR mbi rolin e KQZ-së nuk është vetëm në aspektin moral dhe procedural, por mbi të gjitha ligjor. KQZ konstatohet se ka shkelur ligjin dhe kjo është vepër penale, të cilën gjithsesi Biba e kalon lehtë, për aq kohë sa është personazhi tipik i një “Rilindas” i ri, që gjendet në “stacion” gjithnjë sa herë avitet treni me mashinist Ramën.
Kjo është një barrë që rëndon. Edhe pse vendimet kanë qenë kolegjiale, ku kanë ngrituar duart në shenjë aprovimi të çdo parregullsie e paligjshmërie për zgjedhjet e 30 qershorit, përsëri “truri” i një “truri” i një procesi që në gjeneze të manipuluar është Denar Biba.
Institucioni i KQZ-së në shumë raporte të mëparshme, kur qeveria drejtohej nga e djathta apo e majta kishin marrë vlerësime, krejt ndryshe nga pjesa tjetër e politikës. Si për administrimin para ashtu edhe pas zgjedhor KQZ kishte krijuar një lloj tradite në administrimin e proceseve dhe herë pas herë merrnin vlerësime nga monitoruesit ndërkombëtar të zgjedhjeve në vendin tonë.
Këtë herë raporti i OSBE/ODIHR është mëse i qartë dhe e thënë edhe nga ndërkombëtarët më së paku në një sistem drejtësia të pavaruar dhe të patrembur nga politika përgjegjësia do ishte penale, gjithçka ka dalë nga shinat e një sistemi demokratik dhe për fatin e keq të vendit gjithnjë gjenden “kamikazë oportunistë” që bëjnë çfarë thotë partia, pa marrë parasysh pasojat ndaj qytetarëve, apo edhe ato penale që edhe pse mund të zgjasin në kohë lenë gjurmë. Është e vështirë të mbash mbi trup “trenin”, qoftë edhe ai i Rilindjes!