Raporti i Venecias mban datën 29 shtator, por u publikua sot/ Reagon zëdhënësi i Presidentit: Çfarë pritet pasnesër
Raporti i Venecias mban datën 29 shtator, por u publikua sot/ Reagon zëdhënësi i Presidentit: Çfarë pritet pasnesër
27 shtator 2019
Raporti i Komisionit të Venecias mban datën 29 shtator, ndërsa sot është data 27. I pyetur për këtë datë, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, lë të kuptohet se më 29 shtator do të ketë një dokument tjetër.
Reagimi i plotë i zëdhënësit të Metës:
Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias.
Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019.
Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?
Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë:
ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!