Raporti ndërkombëtar/ – Rama, Veliaj, Fuga në listën e zezë.

21/06/2019

Shenim i redaksise Shqiperia.com: Raporti ne origjinal nuk permend asnje “liste te zeze”. Pershkrimi i listes se zeze eshte pjese e titullit te lajmit origjinal te botuar nga syri.net

Një delegacion i përbërë nga shtatë organizata globale që merren me lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve ka qëndruar në Tiranë në një mision ndërkombëtar mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Delegacioni është takuar me gazetarë; kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare dhe ambasada të huaja të pranishme në Tiranë; dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Por ajo që bie në sy është fakti se Erion Veliaj nuk ka pranuar që të takojë delegacionin e shtatë organizata globale që merren me lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve.

‘Ne brenda mundësive, kërkuam që të takohemi me të gjitha palët e interesuara që të njohim dhe ofrojmë një pasqyrë në lidhje me situatën e lirisë së shtypit në Shqipëri’, shkruan Europeanjournalists.com.

Sipas 7 organizatave që kanë ardhur dhe kanë parë situatën në Shqipëri,liria e mediat në vend është shumë e rëndë dhe gati në një diktaturë.\

Nga: SYRI.net