6 Gusht 2022

“DailyMail” shkruan se 40% e emigrantëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani janë nga Shqipëria, sipas një raporti sekret të inteligjencës ushtarake.

Gjithsej 1075 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla të organizuara nga bandat gjatë një periudhe gjashtëjavore këtë verë. Vitin e kaluar gjithsej 757 shqiptarë kaluan Kanalin, sipas shifrave të qeverisë.

Raporti sekret 40% e emigrantëve të paligjshëm në Britani janë shqiptarë.

Bandat shqiptare thuhet se po blejnë varka të mëdha nga fabrikat kineze dhe po i përshtatin për të mbajtur më shumë emigrantë në bord.

“DailyMail”