Më shumë se 15 raste të “skllavërisë moderne” regjistrohen në Oxfordshire në Angli çdo muaj, thotë një raport i publikuar nga BBC.

Me raste të skllavërisë raporti nënkupton ata që detyrohen të vjedhin, të lypin, të shehin drogë apo të shfrytëzohen për prostitucion.

Në raste përfshihet edhe një bordello në një bujtinë ku banorët afatgjatë shfrytëzoheshin financiarisht nga pronarja, tha koordinatorja kundër skllavërisë Nicola Bell.

Një raport për Oksfordin, tha se 379 raste u regjistruan midis janarit 2022 dhe dhjetorit 2023.

Nga këto raste 43 ishin nën mbrojtje.

Bell cilësoi si të suksesshme edhe disa raste të tjera duke përfshirë mbylljen e dy shtëpive publike dhe rastin e një burri që u strehua pasi u kërcënua nga tregtarët e drogës.

Justine Carter, drejtore e organizatës bamirëse kundër skllavërisë Unseen tha: “Është ajo që ne shohim në të gjithë vendin. Në Mbretërinë e Bashkuar, ka një vlerësim prej 122,000 njerëz në çdo kohë në situata të skllavërisë dhe të shfrytëzimit”.

Më shumë se gjysma e viktimave në Oxfordshire ishin britanikë, shqiptarë ose rumunë, thuhet në studim.

Shqiptarja.com